Hamburgu kthehet në zonë lufte gjatë samitit G-20 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hamburgu kthehet në zonë lufte gjatë samitit G-20

    Insajderi
    07 July 2017 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhunë e re ka shpërthyer të premten në Hamburg, derisa zhvillon punimet samiti i G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.

    Autoritetet thanë se protestuesit kanë sulmuar një stacion të policisë, ndërsa u kanë vënë zjarrin disa makinave policore, por edhe makina të tjera.

    Liderët e G20-ës bisedojnë sot dhe nesër për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë dhe ndryshimet klimatike. Në margjina të samitit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u tha gazetarëve se udhëheqësit botërorë në samit nuk janë “as të verbër, as të shurdhër” ndaj trazirave në rrugët e Hamburgut.

    Policia, për të dytën ditë me radhë, ka përdorur topat e ujit kundër protestuesve të dhunshëm.

    Në dhunë po ashtu janë plagosur dhjetëra policë dhe protestues anti-kapitalistë.

    Përderisa edhe qytetarëve nuk po u duket më normale mënyra e protestimit, ata po postojnë foto dhe video të veturave duke u djegur, dhe duan të ndalojë gjithë kjo.

    Ndërsa një përdorues tjetër i Twitterit ka thënë se “kam parë shumë në Hamburg – por këso gjëra ende jo”.

    Rreth 13,000 njerëz kanë protestuar të enjten, përfshirë rreth 1,000 anarkistë të maskuar dhe të veshur në të zeza. Policia tha se pret rreth 100,000 protestues të mblidhen sot dhe nesër. Autoritetet kanë shpërndarë rreth 20,000 policë për të ofruar siguri.

    Bisedimet e planifikuara midis Trumpit dhe Putinit janë të parat sy më sy prejse presidenti amerikan ka marrë detyrë në muajin janar, shkruan REL.

    Dy liderët do të përpiqen të qetësojnë raportet e tensionuara dypalëshe për shkak të konflikteve në Siri dhe Ukrainë, si dhe ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark