165 lopët të racës “Holstein”, që vijnë nga Hungaria, bëjnë pjesë në një grup prej 4000 lopësh që do të importohen nga Katari dhe do të transportohen me avionë deri në muajin gusht, raporton AFP.
“Ne kemi 165 Holstein, të gjitha të seleksionuara me kujdes për të prodhuar qumësht”, deklaroi për gazetarët, John Dore, një përgjegjës i “Baladna Livestock Production” që drejton këtë operacion.
Më 5 qershor, Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe i vendosën sanksione ekonomike, duke e akuzuar atë se po mbështet terrorizmin si dhe për afrimin me Iranin.