×
  • Lajme
  • Lajme

    17 mijë euro pagë – Kush është eksperti që Burbuqe Hana e emëroi jashtëligjshëm në Telekom?

    Insajderi
    30 May 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burbuqe Hana, kryeshefe ekzekutive në Telekomin e Kosovës, me apo pa qëllim, ka shkelur ligjin për rekrutimin e punëtorëve në këtë kompani publike’ me rastin e angazhimit si ekspert ligjor, Lulzim Sokolin – i cili kohë më parë kishte arritur moshën e pensionimit ku edhe zyrtarisht është përshëndetur me kolegët në Telekomin e Kosovës.

    Me kërkesë të Burbuqe Hanës, ishte vendosur që Sokoli të angazhohet në ketë kompani publike si ekspert ligjor, pas daljes në pension.

    ‘Rikthimi’ i tij në Telekomin e Kosovës kishte ndodhur përmes procedurave të prokurimit publik, ku Telekomi kërkonte ekspert ligjor.

    Paga për Lulzim Sokolin, ekspertin e ‘preferuar’ të kryeshefes ekzekutive Burbuqe Hanës, është hiç më pak se 16.992 euro në vit (shih dok. më poshtë).

    Ndërkohë në Telekomin e Kosovës janë më shumë se 20 (njëzet) ekspert ligjor që nuk kanë arritur moshën e pensionimit – megjithatë ky fakt nuk i ka bërë përshtypje Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hanës.

    Periskopi ka siguruar dokumentet prej letrës zyrtare që Lulzim Sokoli përshëndetet me stafin e Telekomit (dalja në pension), konkursin e Telekomit për angazhim të ekspertit ligjor (këtë rast të Lulzim Sokolit) e deri te shkeljet e ligjit, ku për angazhimin e këtij eksperti kërkohej që të ketë të kryer provimin e jurispodencës e deri të ulja e kritereve, në bachelor i juridikut, në mënyrë që eksperti Sokoli të plotësoj këtë kriter, që ‘krye në veti’ e kishin vendosur menaxhmenti i Telekomit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark