Kanë kaluar 17 muaj dhe Gjykata Kushtetuese nuk po iu kthen përgjigje dy ish-kandidatëve për deputetë nga radhët e komunitetit egjiptian e rom. Veton Berishës e Albert Kinollit. Të njëjtit, kanë ngritur pretendimet se ka pasur orkestrim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Veton Berisha në intervistë për InDoks ka hedhur dyshimet se pushteti aktual, sipas tij është më se e dukshme se ndaj tyre po bëhet një padrejtësi.
“Pa deshtë me ndërhy në çdo gjë sepse unë e konsiderojë që Gjykata Kushtetues duhet të jetë e pavarur qoftë nga ne, qoftë edhe nga të tjerët, por rasti është i çuditshëm, për një rast që për mua është shumë e thjeshtë sepse Kushtetuesja do të duhej vetëm ta vlerësonte kushtetutshmërinë e Gjykatës Supreme së fundmi”, ka deklaruar Berisha përcjell Insajderi.
Sipas tij gjykata përdori standarde të dyfishta. Mori një vendim të shpejt për rastin e Duda Baljes nga komuniteti boshnjak ndërsa në rastin e tyre ende janë pa përgjigje.
“A kemi qenë të barabartë në procesin zgjedhor me të tjerët, a janë përdorur dy standarde dhe kaq e thjeshtë të jetë një çështje dhe mos të vendoset për një periudhë të gjatë, vërtetë neve na krijon pasiguri juridike për faktin që nuk i dimë arsyet, thuhet – është e vërtetë që Gjykata Kushtetuese nuk ka një afat të caktuar por logjika e vendimeve janë afate optimale, të përshtatshme me rastin, natyrën e çështjes me të drejtat të cilat janë duke u mohu për ti rikthy ato të drejta, dhe mendoj që trajtimi i lëndës tonë e ka kalu çdo pritshmëri dhe çdo afat i cili ka qenë i logjikshëm”, u shpreh ai.
Berisha hedh dyshimet madje se brenda Kuvendit të Kosovës ka deputetë të paligjshëm.
“Se a ka pasur ndërhyrje ose jo në një situatë qysh jemi ne dhe e dimë haptazi që ka pasur padrejtësi ndaj neve me vet vonesën që po ndodh nga Gjykata Kushtetuese, konsiderojmë që edhe njëherë më tepër po na bëhet një padrejtësi sepse nuk po trajtohet lënda me një kohë kur ne do të duheshim ta merrnim një vendim, të ktheheshim në Kuvend sepse pretendojmë për një gjë të tillë sepse ne mendojmë që ka deputetë të jashtë ligjshëm brenda kuvendit të Kosovës ose të na jepet një sqarim për rastin tonë dhe ne të jemi të lirë për proceset e mëtutjeshme dhe ne nuk kemi një vendim akoma”, ka deklaruar Berisha.
Më 13 mars të vitit 2021, kandidati për deputet, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me votat e partisë “Romani Iniciativa” në vendbanimet e komunitetit me shumicë serbe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Berisha në ditën e dorëzimit të ankesës u shpreh se pret nga Gjykata Kushtetuese të veprojë në formë sa më të shpejt. Shtoi se me këtë veprim dëmet që iu janë shkaktuar komunitet egjiptian janë të mëdha.
“Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.
“Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.
Berisha po ashtu ka dorëzuar ankesë edhe tek Avokati i Popullit për shkak, që siç tha ai me këto veprime të institucioneve ka elemente të shkeljeve të të drejtave të njeriut që janë bërë nga PZAP dhe Gjykata Supreme.
Për rastin e Berishës nga komuniteti egjiptian dhe Albert Kinollit nga komuniteti rom një opinion e ka dhënë edhe Avokati i Popullit, të publikuar në muajin gusht të vitit 2021.
“Avokati i Popullit konsideron se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë përgjegjëse dhe garantues për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi, duke respektuar plotësisht dhe pa dallim përcaktimet kushtetuese lidhur me të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, thuhet në përfundimin e nxjerr nga Avokati i Popullit.
Berisha në InDoks sqaroi se në cilat komuna pati më së shumti keqpërdorim të votës.
“Ataku më i madh që na është bërë neve ka qenë komuna e Graçanicës për faktin që në atë komunë ka qenë orkestrimi më i madh që ka ndodh dhe vota më së shumti që ka marrë Iniciativa Rome për faktin që në atë komunë janë 400-500 banorë të komunitetit romë, ndërsa së fundmi kanë marrë 1870 vota dhe në komunat tjera siç ishin Kamenica, Mitrovica e Veriut, Leposaviq dhe gjitha banimet ku kishte banorë serbë. Dhe kjo Iniciativë kishte marrë vota për ta, por nga votues serbë”, deklaroi Berisha.
/GazetaInsajderi