×
  • Lajme
  • Lajme

    17 – vjeçari shqiptaro-gjerman, deputet në politikën lokale në Gjermani

    Insajderi
    26 June 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjimnazisti fiton votat dhe besimin e qytetarëve në zgjedhjet komunale në Gjermani.

    Partia e pamvarur politike (FWV) është krenare në vendimet e ardheshme politike, të cilës tanime i bashkangjitet edhe Floriani, sëbashku me babin e tij. Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqin. Krasniqi i cili prap fitoi zgjedhjet në 5 vitet e ardhëshme, kaloi nje legjislatur te sukseshme në aktivitetet politike. Tani pritet që edhe djali i tij, ti përforcoj vendimet politike në Gjermani

    Mundësia e angazhimit dhe aktivitetit politik i është dhuruar të rinjëvë nga ligji zgjedhor i miratuar me 10 nëntor 2022 i cili vlen nga qërshori i këtij viti.

    Ligji në fjalë parasheh që gjermanët nga mosha 16 vjeçare mund të votojnë dhe inkuadrohen ne politikën gjermane, ku mund të ushtrojnë detyrën e politikanit shtetëror.

    Këtë mundësi  e shfrytëzoi Floriani, i cili tanimë është ndër deputetet më të rinj por njëkohësisht edhe nxënës i shkelqyer në Gjimnazin e Pforzheimit. Floriani thekson se këtë vit, kemi mjaft politikan të zgjedhur nga Kosova në Gjermani.

    Politikani i rij ka  vizione të shumta për ardhmërin mjekësore dhe politike. Si prioritare Floriani orientohet ne diplomimin e Fakultetit të mjekësisë, ku paralel do te vazhdon edhe aktivitetin politik duke planifikuar edhe pervetesimin e shkencave politike.

    Prioritare per mua është gjithashtu, përkrahja e plotë politike e integrimit dhe paralelizimit të te huajve në gjermani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark