×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    170 mijë turistë në Butrint

    Insajderi
    21 August 2016 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parku Kombëtar i Butrintit, një prej atraksioneve më të rëndësishme turistike në jug të vendit, është duke pritur një fluks masiv vizitorësh shqiptarë dhe të huaj.

    Siti arkeologjik këtë vit po ofrohet së bashku me Observatorin e Zogjve, Kalanë e Ali Pashës në kanalin e Vivarit dhe Kalanë Trekëndore, por harmonizimi i këtyre aseteve me territorin arkeologjik mbetet ende një sfidë, sipas drejtuesit të parkut, Gjergji Mano.

    “Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t’i vendosnim në shërbim të vizitorëve”, deklaroi Mano.

    Mbrojtja e munguar e habitatit natyror të shumë specieve përreth Butrintit ka sjellë dëmtime serioze ndër vite, çka përbën edhe një nga sfidat e këtij parku.

    Sipas ekipit që menaxhon Butrintin, miratimi i një plani afatgjatë menaxhimi bashkëkohor do ta orientonte atë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm si destinacon kyç i turizmit.

    “Kemi ende shumë punë për të bërë në mënyrë që ta ngrejmë nivelin e sitit për vizitorët”, shton Mano./TCH

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark