Grindja mes të birit dhe babait në një fshat në Turqi ka përfunduar me vrasjen e 239 dhive. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Derekoy, sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu” në Turqi, arsyeja e vrasjes së dhive ende nuk dihet.
Arsyen përse e ka bërë këtë veprim, thotë se nuk e di as babai Erol Kazim i cili në një prononcim për mediat turke tha se i biri vrau të gjitha dhitë pas një grindje që e kishin pasur me njëri tjetrin por që nuk ishte asgjë serioze.
I biri i tij megjithatë është arrestuar nga Policia duke i intervistuar por u la i lirë pas kërkesës së babait të tij.