Pjesë e grupit të dyshuar janë: Abaz Foniqi, menaxher i prokurimit në komunën e Klinës, Xhavit Dauti, shef i personelit, Kristinë Lazri, drejtoreshë e kulturës si dhe Zenel Bashota, vozitës dhe familjar i Sokol Bashotës.
Prokuroia Speciale ka njoftuar se sot janë bastisur shtëpitë apo banesat e kryetarit të Komunës së Klinës, shoferit të tij dhe menaxherit të prokurimit të kësaj komune, te cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe veprën penale “Konflikti i interesit”.
Njoftimi i prokurorisë tregoi se dyshimet ndaj kreut të Klinës lidhen me të gjeturat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Insajderi.com raportoi sot se raporti i auditimit për Klinën tregon se një festival dhe një klub futbolli, që drejtoheshin nga Sokol Bashota, kishin përfituar dhjetëra mijëra euro nga komuna. http://www.insajderi.com/hulumtime/1645-2/