Kadaj-Bujupi: Gabova që nuk e vazhdova gazetarinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadaj-Bujupi: Gabova që nuk e vazhdova gazetarinë

    Insajderi
    13 April 2016 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zyrtarja e lartë e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka treguar për përshtypjet e saja gjatë kohës së kaluar në burg.

    “Ditën që më arrestuan, fëmijët kërkuan që mëngjesin ta bëj më herët sesa zakonisht. Kur erdhën Policia nuk ishte momenti më i keq për mua. Momenti më i keq ishte kur më dërguan në burg dhe më than se të gjitha gjërat duhet t’i bëja vet për qelin time. Thasët, jorganin, të gjitha i qova vet në qeli”, ka treguar Kadaj-Bujupi, transmeton lajmi.net

    Ajo e ka vlerësuar lart sjelljen e zyrtarëve të burgut, dhe ka shtuar se është ndjerë mirë që është trajtuar barabartë me të burgosurat e tjera.

    Ajo ka thënë se nuk ka krijuar miqësi me ndonjë grua në burg, pasi në qeli ka qenë e vetme, ndërkaq ka folur edhe për studimet.

    “Kam studiuar për gazetari, kam bërë master dhe në fund kam kaluar në anën e gabuar. Në vend se të rri në gazetari dhe të luftojë të keqen kam kaluar në politikë”, shtoi Kadaj-Bujupi. (Lajmi.net)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark