×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita në Ferizaj publikoi foto të rrugëve për të cilat u dhanë para e nuk u asfaltuan – Komuna tregon se çfarë ndodhi

    Insajderi
    06 June 2024 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opozita në Komunën e Ferizajt, ka publikuar disa fotografi të rrugëve me dhe që sipas tyre komuna dha para për të u asfaltuar. Ata kanë ftuar edhe Prokurorinë që të nisë hetim, pasi janë mbi 80 mijë euro që u dhanë për këto rrugë, që nuk u kryen punime. Por, Komuna e Ferizajt, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, mohuan këto akuza duke thënë se janë asfaltuar rrugë të ndryshme.

    Gazeta Insajderi

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, para dy ditë ka ftuar Prokurorinë të nis hetimet ndaj Komunës së Ferizajt, pasi sipas tij janë dhënë para për rrugë që nuk u asfaltuan kurrë.

    Ai përmendi projektin dyvjeçar në Mirash për asfaltimin e 8 rrugëve, disa rrugicave, ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe murit mbrojtës, kushtoi 80 mijë euro, për të cilin thotë se nuk u finalizua.

    Për rrugën “Te varrezat e Hashanve” sipas dokumentit të Situacionit, u paguan 13 mijë e 074 euro. Kurse, për asfaltimin e rrugicave “Te Raqt”, shuma e paguar është 11 mijë e 638 euro. Derisa në total flasim për mbi 24 mijë euro të paguara për asfaltimin e këtyre rrugëve, ato nuk u asfaltuan kurrë. Sot e kësaj dite ato janë në zhavorr”, tha Azemi.

    Madje ai ka publikuar edhe fotografi që sipas tij janë nga gjendja aktuale e rrugëve.

    Azemi ka publikuar edhe kontratën për këto rrugë që kompania fituese ishte “Gërlica Company”.

    Komuna e Ferizajt mohon akuzat

    Për këto pretendime të ngritura nga opozita në Ferizaj, Gazeta Insajderi ka pyetur edhe Komunën e Ferizajt të cilët thanë se akuzat nuk qëndrojnë.

    Sipas tyre projekti është me kërkesë të banorëve të fshatit Mirash projekti është reviduar.

    Madje, në përgjigjen e tyre thuhet se nuk qëndron as aludimi që Komuna ka dhënë para për punë të pakryera.

    Për projektin e asfaltimit të rrugëve në fshatin Mirash, nuk qëndron ashtu si e ka thëne opozita. Me kërkesa të banoreve të fshatit Mirash, projekti është reviduar dhe me sasinë e atyre rrugëve janë asfaltuar 47 rrugë të ndryshme dhe me gjatësi të ndryshme, të gjitha këto rrugë janë të matura me gjeodet dhe janë të dokumentuara. Andaj aludimi që është paguar diçka qe nuk është punuar nuk qëndron, pasiqë është punuar në shumë rrugë të ndryshme dhe te gjitha janë të dokumentuara“, thuhet në përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark