Qeveria Kurti II ka mbushur 1 vit e gjysmë në krye të shtetit. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti ka listuar disa nga ato çka ai i konsideron arritje.
Të parën që ka përmendur kreu i ekzekutivit është ekonomia e cila sipas tij, gjatë vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 10,7 për qind, “përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike”.
Kjo rritje ekonomike sipas Kurtit është më e madhja në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti ai ka thënë se Kosova ka shënuar 4.9% rritje ekonomike.
Mes tjerash, ai ka përmendur edhe pakon e ringjalljes ekonomike të vitit 2021 me mbi 300 milionë euro.
“Kurse, sivjet duke shtuar edhe pakon e përballje me inflacion mbështetja po i kalon edhe 350 milionë euro të tjera. Shtesat për lehonat e fëmijët, pensionistët e personat me aftësi të kufizuara, mbështetje për prodhuesit e eksportuesit, fermerët e studentët, mësimdhënësit e stafin shëndetësor, për kursyesit e energjisë dhe 13 kuzhina popullore etj”.
Kurti ka folur edhe për të hyrat e Doganës dhe ATK-së, për të cilat ka thënë se janë rritur për 30.8% dhe 28%.
“Respektivisht, dmth. të dyja gati trefish më shumë se rritja e Bruto Produktit Vendor. Të hyrat e ATK-së për periudhën janar-gusht 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021, janë 22.2% më të larta”.
Eksportet, sipas Kurtit janë rritur për 83.6% vitin e kaluar kurse këtë vit sipas tij, rritja është për 29% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Ai ka përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë.
Tutje, ka thënë se “kemi luftuar ekonominë joformale, punën e padeklaruar dhe kontrabandën. Dogana ka zbuluar 1,778 veprime të kundërligjshme në 2021 (64% më lartë se në 2020), dhe vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti e ka arritur kuotën mesatare për muaj të vitit 2021”.
Postimi i plotë: