18 persona të plagosur nga një shpërthim në Francë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    18 persona të plagosur nga një shpërthim në Francë

    Insajderi
    02 April 2017 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i zjarrit në një karnaval të mbajtur në veri të Francës.

    Shpërthimi ndodhi në fund të karnavalit në Villepinte, në veri-lindje të Parisit, të shtunën pasdite, shkruan BBC.

    Një video e postuar në rrjetet sociale ka treguar se zjarr ishte i madh.

    Në mesin e të plagosurve është një nënë dhe fëmija i saj së bashku me ta edhe kryebashkiaku i qytetit raporton BBC.

    Agence France-Presse njoftoi se pesë persona u plagosën rëndë, dhe se një numër i njerëzve kanë plagë në fytyrën e tyre.

    Hetimet për shpërthimin e zjarrit kanë filluar, mirëpo shkaku i tij ende nuk dihet.

    Disa qindra njerëz ishin mbledhur në karnaval duke përfshirë edhe kryetarin e qytetit.

    Një burim i policisë tha për rrjetin e lajmeve BFM se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga benzina e përdorur. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark