×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësja e Gjimnazit të Pejës largohet nga mësimi për shkak të shamisë, Maliqi: Është e turpshme, ju lutem Ministre Nagavci bëni diçka!

    Insajderi
    23 September 2024 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla. Këtë kërkesë, imami Labinot Maliqi e ka bërë pasi një 18 vjeçare nga Peja është përjashtuar nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë në shkollë.

    Në një konferencë për media, Maliqi ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor.

    Ai ka thënë se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës.

    “Është e turpshme që një nxënëse shembullore të përjashtohet nga shkolla për shkak të shamisë”, tha Maliqi.

    Sipas tij, drejtori ka thënë se “vetëm jam duke e zbatuar udhëzimin administrativ”.

    “Aktualisht jemi në javën e katërt që nxënësja A. D. 18 vjeçare, nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, ka mbetur në shtëpi. Pasiqe ajo u largua nga shkolla më 2 shtator, pa një vendim zyrtar, ditën e parë të vitit të ri shkollor, për shkak të bartjes së shamisë, me urdhër të drejtorit Musa Nikçi, dhe ky largim u bë pa ndonjë vendim zyrtar. Kjo vajzë nuk i ka bërë keq askujt, përveq që dëshiron të arsimohet si çdo nxënëse tjetër.”

    Tutje, Maliqi ka kërkuar nga Ministrja Nagavci të ndërmarr hapa lidhur me këtë rast.

    “S’mund të lejojmë të kemi vajza 14 vjeçare të përjashtuara nga shkolla! Ju lutem Ministre Nagavci bëni diçka!”, tha para mediave Labinot Maliqi.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark