×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Ekskluzive- “I zhveshur lakuriq në video”, njeriu i afërm me Kurtin përfshihet në skandal të rëndë

    Insajderi
    16 November 2024 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka paralajmëruar një mega skandal, ku përmes një videoje të postuar në Facebook e ka shpjeguar rastin në detaje.

    Olluri thotë se një zyrtar i lartë i VV-së është përfshirë në një skandal shumë të rëndë.

    Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në një skandal shumë të rëndë. Protagonist i skandalit është person i afërt, i rrethit të ngushtë të kryeministrit, Albin Kurti,” ka thënë Olluri.

    Gazetari ka thënë se vepra e zyrtarit të VV-së “është vepër e rëndë penale, dhe veprim i rëndë amoral, idiotesk.”

    Gazeta Insajderi e posedon videon, por për shkak të përmbajtjes, redaksia ka vendosur të mos e publikojë. Ndaj, Olluri ka shpjeguar se çfarë shfaqet në ato pamje.

    “Rasti është i ngjashëm me atë të gazetarit nga Shqipëria, Sokol Balla. Në vitin 2015, ishte publikuar një video ku tregohej se Sokoli kishte biseduar në ‘Skype’ me një grua. Ajo video ishte publikuar në internet, ku shihej Sokoli ‘lakuriq’. Ai tregonte ‘asetet’ e tij. Por, Sokoli në atë video bisedonte me një grua që supozohej të ishte e dashura e tij.”

    Olluri ka shpjeguar se në rastin e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, në bisedën telefonike shihet të jetë një vajzë që dyshohet të jetë nën moshën 18 vjeçare.

    Ndërkaq, në këtë aspekt njeriu i Kurtit është më ndryshe, pasi në videon që e posedon Insajderi, dyshohet se është duke biseduar me një vajzë të mitur”.

    Për të kuptuar më shumë në lidhje me këtë skandal, mund ta ndiqni videon në vijim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark