Kandidati për deputet, Hajdar Beqa, tha se situata energjetike në Kosovë nuk ka të bëjë vetëm me konsumin.
Beqa shkroi në”Facebook” se reduktimet e energjisë elektrike kanë të bëjnë me “mafien energjetike”.
Sipas tij Kurti nuk do të mund të i shpëtojë kësaj afere.
“Situata e rëndë energjetike që po përjeton Kosova kohëve të fundit, përveçse lidhet me rritjen e konsumit apo me avaritë në rrjet, ka të bëjë me një sistem të korrupsionit në sektorin energjetik, i njohur ndryshe si “mafia energjetike”.
Duke pasur parasysh mënyrën se si qeveria e ka menaxhuar këtë problem, ne kemi reaguar dhe e kemi alarmuar situatën shumë herët, sepse aty vinte era korrupsion. Për këtë arsye, Nagip Krasniqi përfundoi në burg, por ai nuk do të jetë i vetmi. Madje, as Albin Kurti nuk do t’i shpëtojë kësaj afere, sepse do ta kenë fatin e njejtë të gjithë ata që abuzojnë me pushtetin”, tha ai.