Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, i është qytetarëve me një video-mesazh.
Ai tha se Kosova nuk është në gjendjen që e dëshirojnë qytetarët
Sipas tij, PDK-ja ka një program që parasheh reforma në të gjitha fushat.
“Kam nderin të jem përsëri kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Kosova nuk është në gjendjen që e dëshirojmë. Besoj se duke punuar së bashku, mund ta bëjmë Kosovën më të mirë. Andaj, kërkoj mbështetjen tuaj për programin që sjell reforma në ekonomi, drejtësi, shëndetësi dhe arsim”, ka thënë Shala.