19-vjeçari në Ferizaj kapet me 118 km/h në zonë 50 km/h, gjobitet dhe i hiqet patentë-shoferi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    19-vjeçari në Ferizaj kapet me 118 km/h në zonë 50 km/h, gjobitet dhe i hiqet patentë-shoferi

    Insajderi
    08 October 2025 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë rreth mesnatës Njësia patrulluese e Trafikut Rrugor, ka hasuyr në flagrancë një veturë të tipit VW Golf, me targa vendore, i cili po qarkullonte me shpejtësi prej 118 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

    Ngjarja ka ndodhur në magjjistralen Ferizaj – Kaçanik, saktësisht në fshatin e Vjetër, njofton Policia.

    “Gjatë lëvizjes, shoferi A.B. (19 vjeç) kishte kryer edhe tejkalimin e një automjeti tjetër në vijë të plotë, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe heqje të patentë-shoferit për 3 muaj. Po ashtu, shoferi është përjashtuar nga komunikacioni”, thuhet në njoftim.

    Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat rrugore, pasi tejkalimi i rrezikshëm dhe mosrespektimi i vijës së plotë mund të rezultojnë me pasoja në njerëz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark