19 vjet nga Epopeja e Dukagjinit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    19 vjet nga Epopeja e Dukagjinit

    Insajderi
    24 March 2017 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot shënohet 19-vjetorit i Epopesë së Dukagjinit, ditë e cila njihet edhe si fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe.

    19 vjet më parë, forcat e shumta të armikut kishin objektiv fshatin Gllogjan dhe me synim të veçantë familjen e Ilmi Haradinajt, djemtë e së cilës familje ishin prirës të luftës çlirimtare në rajonin e Dukagjinit.

    Kjo familje, para sulmit nga forcat e armikut, kishte dhënë dëshmorin e parë të lirisë, pasi gjatë tentimeve për të hyrë në Kosovë me një grup luftëtarësh të lirisë, në kufirin shqiptaro-shqiptar kishte rënë gjeneral Luan Haradinaj. Ndërsa në vitin 1999 bie edhe gjeneral Shkëlzen Haradinaj.

    Kjo datë përkon edhe me fillimin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, të cilat sulme filluan pasi Serbia nuk pranojë ta nënshkruante marrëveshjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

    Gjatë ditës së sotme, në Gllogjan do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve, ndërsa manifestimi gjithëpopullor, do të mbahet në sheshin e qytetit në Deçan./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark