Rreth 190 persona të besimit islam janë përjashtuar nga një fabrikë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi organizuan një protestë ku kërkuan t’iu caktohej një pushim që ata do të shfrytëzonin për t’u lutur.
Sipas Denver Post, ata u përjashtuan nga puna 10 ditë pasi organizuan grevën në fabrikë.
Më shumë se 200 punëtorë, shumica e tyre myslimanë nga Somalia, morën pjesë në protestë që u mbështet nga Këshilli për Marrëdhënie mes Amerikanëve dhe myslimanëve, organizatë që negocioi me kompaninë në emër ët punëtorëve, njofton The Independent.
Disa prej punëtorëve u kthyen në punë, por shumica janë përjashtuar, ka thënë Jaylani Hussein, një zëdhënës i këtij këshilli.
Kompania kishte ndërruar rregullat së fundi. Më herët, punëtorët u lejuan që të faleshin por në kohë të ndryshme në mënyrë që të mos ngadalësonin prodhimin në fabrikë./Insajderi.com