Avokati i Naser Pajazitajt: Mbrëmë familja dhe shtëpia e tij është sulmuar me armë zjarri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Avokati i Naser Pajazitajt: Mbrëmë familja dhe shtëpia e tij është sulmuar me armë zjarri

    Insajderi
    16 May 2023 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, njoftoi se të hënën në mbrëmje është sulmuar klienti i tij, pak ditë pasi është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga burgu me vendim të Gjykatës Supreme.

    “Mbrëmë familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri rreth orës 02:00 të mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij. Lusim organet e drejtësisë, perkatësisht Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë që sa më parë të zbulohet ky rast dhe personat që kanë kryer këtë vepër të marrin dënimin e merituar”.

    Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur më 27 dhjetor të vitit 2015, shtatë javë pasi ishte shpallur e zhdukur dhe po kërkohej nga organet e rendit.

    Postimi i tij i plotë:

    Mbreme familja dhe shtepia e Naser Pajazitajt eshte sulmuar me arme zjarri rreth ores 02:00 te mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij.

    Lusim organet e drejtesise, perkatesishte Policine dhe Prokurorine Themelore ne Peje qe sa me pare te zbulohet ky rast dhe personat qe kane kryer kete veper sa me pare te vihen para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark