Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë në telefon nga Haga familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut, të rënë në detyrë, për t’u shprehur ngushëllime.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në ‘facebook’. Në fotografitë e shpërndara nga ai, shihet se për vizitë në të pamën e policit Bunjaku ishte edhe i biri i Thaçit, Endriti.
“Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut”, ka thënë ndër të tjera ai.
Bashkë me Lushtakun ishte edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura. /Insajderi.org/