2.7 milionë banorë mund të vdesin nga uria në Keni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    2.7 milionë banorë mund të vdesin nga uria në Keni

    Insajderi
    07 February 2017 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i banorëve të Kenias të cilët rrezikojnë të vdesin nga uria në vitin 2017 ka shkuar në rreth 2.7 milionë, krahasuar me 1.7 milionë sa ka qenë vitin e kaluar, flasin të dhënat të publikuara nga qeveria e Kenias

    Reshjet e pakta të shiut kanë shkaktuar që numri i njerëzve që përballen me urinë të rritet nga dita në ditë, është alarmi i ngritur nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Thatësirës.

    “Faza aktuale e thatësirës flet se situata është duke u përkeqësuar në shumë shtete, ndërsa kategoria më e prekur janë të moshuarit, të sëmurët dhe nënat me fëmijë të moshës nën pesë vjeçare”, thuhet në raport.

    Qeveria në fillim të vitit lëshoi 88.5 milionë dollarë, shumë kjo e dedikuar për të luftuar efektet e thatësirës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark