Pas grevës së shoferëve të trenave, Gjermania përballet me një tjetër grevë që po mbahet nga stafi i sigurisë së aeroporteve.
Mbi 1 mijë fluturime janë anuluar duke prekur mbi 200 mijë pasagjerë në 11 aeroportet kryesore në Gjermani.
Greva filloi në aeroportin e Këlnit/Bonnit në Gjermaninë perëndimore kur stafi i kontrollit të pasagjerëve nuk u paraqit për turnin e natës. Stafi i sigurisë ndaloi punën në Frankfurt, Hamburg, Bremen, Berlin, Leipzig, Düsseldorf, Hanover, Shtutgart, Erfurt dhe Dresden.
Përqindja e pjesëmarrjes në grevë është 100%. Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva për të kërkuar pagesa më të mira për 25 mijë punëtorë.
Kërkesa kryesore është rritja e pagës prej 2,8 € për orë. Kreu i Komitetit të Negociatave për Shoqatën Federale të Kompanive të Sigurisë së Aviacionit Civil tha se kërkesat do t’i kushtonin kompanive një “çerek miliardë euro”.