2 ushtarë rusë shpallen fajtorë për krime lufte, rrezikojnë 12 vite burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    2 ushtarë rusë shpallen fajtorë për krime lufte, rrezikojnë 12 vite burg

    Insajderi
    26 May 2022 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ushtarë rusë janë shpallur fajtorë për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore, në gjyqin e dytë të krimeve të luftës që kur trupat ruse pushtuan vendin, shkruan The Guardian.

    Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një grupi ushtarësh që qëlluan disa objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. Forcat ruse shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi, thanë prokurorët.

    Bobikin dhe Ivanov u kapën pasi kaluan kufirin.

    “Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam Ukrainën nga Rusia,” tha Ivanov gjatë gjyqit.

    Ivanov u shpreh i penduar duke kërkuar ulje të dënimit. Prokurorët kërkuan që ushtarët të dënohen me 12 vite burg për shkelje të ligjeve të luftës.

    Vendimi pritet të merret më 31 maj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark