2 vite që nga shënimi i dy rasteve të para me Koronavirus, si e ndryshoi COVID-19 jetën në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    2 vite që nga shënimi i dy rasteve të para me Koronavirus, si e ndryshoi COVID-19 jetën në Kosovë

    Insajderi
    13 March 2022 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar rrafsh 2 vite që prej shëniimit të dy rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më 13 mars të vitit 2020, në vendin tonë u konfirmuan dy të prekur më  koronavirus, një 20 vjeçare, shtetase italiane dhe një shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare, gjë që kishte përhapur një panik të madhe në publik.

    Ndërprerja e mësimit në shkolla në të gjitha nivelet, ndalimi i i tubimeve publike, lëvizja e kufizuar e qytetarëve, ora policore, kufizimi i orarit të qendrave tregtare dhe po ashtu ndërprerja e autobusëve urban dhe nder urban ishin vetëm disa nga masat e marra nga autoritetet zyrtare për t’i mbrojtur qytetarët nga ky virus i panjohur, shkruan Insajderi.

    Pas shumë përprjekjeve  të autoriteteve, vaksinat e para kundër këtij virusi, në Kosovë arritën më 28 mars të vitit 2021, 1 vit pas shënimit të dy radteve të paara.

    Që prej asaj dite, në vendin tonë janë dhënë rrafsh 1 milon e 870 mije e 550 doza të vaksinës. Deri më sot 818 mijë e 255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq, janë dhënë 98 mijë e .577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

    Që prej 13 marsit të vitit 2020, në vendin tonë janë shënuar gjithsej 226 mijë e 845 raste pozitive me Covid 19.

    Si rezultat i prekjes me këtë virus, në vendin tonë kanë humbur jetën gjithsej 3 mijë e 124 persona ndërkaq janë shëruar 222 mijë e 973 persona.

    Koronavirus i ri i përcaktuar si 2019-nCoV, u identifikua së pari në Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei të Kinës, pasi te njerëzit filluan të paraqiteshin pneumoni pa një arsye të qartë dhe për të cilat vaksinat ose trajtimet ekzistuese nuk ishin efektive.

    Sipas të dhënëve zyrtare, në mbarë botën deri më tani kanë humbur jetë mbi 6 milionë persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark