Nga 76 personat që vdiqën sot pasi një avion çarter që mbante stafin dhe futbollistët e skuadrës së futbollit Chapecoense nga Brazili, i cili u rrëzua në Kolumbi, humbën jetën edhe 20 gazetarë.
Në mesin e 81 personave që gjendeshin në bordin e avionit, vetëm pesë i kanë mbijetuar rrëzimit, duke përfshirë edhe një gazetar, raporton CNN.
Klubi i futbollit Chapecoense pritej të zhvillonte ndeshjen finale të Copa Sudamericana të mërkurën ndaj Atletico Nacional të Kolumbisë.
Gazetarët ishin pjesë e udhëtimit, me synim raportimin dhe informimin nga ndeshja e parë finale e Copa Sudamericana. /Insajderi.com