"20 gëzhoja" Pamje nga Rruga B, terrorizohen banorët nga të shtënat me kallash në mesnatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “20 gëzhoja” Pamje nga Rruga B, terrorizohen banorët nga të shtënat me kallash në mesnatë

    Insajderi
    13 May 2025 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në lagjen B të Prishtinës është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri, shkruan Insajderi.

    Sipas Sinjalit se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithsej 22 gëzhoja – 16 që dyshohet se i përkasin një arme AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, të shkrepura nga një pistoletë.

    Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar dy vetura të parkuara në afërsi – një Mercedes dhe një BMW.

    Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar policinë e Kosovës, por deri me tani nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark