20 hektarë grurë të djegur në Lipjan, video nga tentimet e banorëve për ta ndalë zjarrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    20 hektarë grurë të djegur në Lipjan, video nga tentimet e banorëve për ta ndalë zjarrin

    Insajderi
    07 July 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarri ka përfshirë flakët e malit të Krojmirit në Lipjan në përmasa shqetësuese.

    Në adresë të Gazetës Insajderi banorë të kësaj zone kanë dërguar pamje që dëshmojnë tentimin e tyre për ta shuar zjarrin.

    Nuk dihet saktë arsyeja që ka shkaktuar këtë zjarr masiv. Megjithatë, banorët kanë bërë të ditur për Insajderin se përreth 20 hektarë grurë janë djegur si pasojë e zjarrit.

    Deri më tani s’ka pasur asnjë reagim nga organet e rendit. Lidhur me këtë ka reaguar edhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Lipjan, Hyzer Rizani.

    “Nga vendi i ngjarjes, si pasojë e përpjekjeve me telat e rrymës dhe mungesës së reagimit të duhur, shumë bashkëqytetarë të mi janë dëmtuar. Më shumë se 20 hektarë grurë janë djegur, duke shkaktuar humbje të mëdha për familjet fshatare që jetojnë nga bujqësia”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Ai ka kërkuar nga organet kompetente të veprojnë menjëherë për të ndaluar përhapjen e zjarreve dhe që të hetojnë shkaqet. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark