Me 20 mars në ShBA mbahet seancë publike për hetimin ndaj Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Me 20 mars në ShBA mbahet seancë publike për hetimin ndaj Rusisë

    Insajderi
    08 March 2017 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti për Inteligjencë i Senatit të Shteteve të Bashkuara, do të mbajë seancën e parë publike dëgjimore më 20 mars, për hetimin ndaj ndërhyrjeve të dyshuara të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

    Kryetari i Komitetit, Devin Nunes, ka thënë se është planifikuar që të mbahen një seri e seanca publike. Ai ka thirrur drejtorin e FBI-së, James Comey dhekreun e Agjencisë Kombëtare për Siguri, Admiralin Mike Rogers, që të dëshmojnë në senacën e parë dëgjimore.

    Nunes ka thënë se ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, ish-drejtori i CIA-sm John Brennan dhe ish-prokurori i përgjithshëm Sally Yates, janë në mesin e personave që janë thirrur nga komiteti.

    “Në këtë kohë, ne nuk do të thërrasim që të gjithë këta në seancën e 20 marsit”, është shprehur Nunes.

    “Por, nëse duhet, ne do të thërrasim të gjithë ata që kanë informacione për këtë hetim”, ka thënë Nunes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark