
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ndërmarrja Publike “Posta e Kosovës SH.A”, kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për “Blerjen e Motoçikletave/Biçikletave Ekologjike E Bicycle”.
Ministri Ferid Agani, ka thënë se përmes këtij projekti synojnë të sensibilizojnë qytetarët e vendit për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe njëkohësisht përmirësimin e tij.
Po ashtu ky projekt, sipas ministrit Agani do të shërbejë edhe si model për të sjellë një kulturë të re për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja nga cdo institucion publi, por edhe privat.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Ambienit, drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, projektin e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm, si në aspektin e funksionimit më të mirë të kësaj ndërmarrjeje, ashtu edhe në aspektin mjedisor.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilevci, ka thënë se ]se janë të angazhuar që si ministri të realizojnë projekte që për synim kanë rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve publike, pa e lënë anash edhe komponenten mjedisore.
Ky projekt do të kushtojë 20 mijë euro, 10 mijë prej të cilave i ka ndarë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa të tjerat PTK-ia.