20 orë në garë, ja kush i ka rezistuar deri tani sfidës së Vëllait të Madh – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    20 orë në garë, ja kush i ka rezistuar deri tani sfidës së Vëllait të Madh

    Insajderi
    23 February 2024 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë më parë, Vëllai i Madh u dha banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një sfidë të re. Përmes një zarfi të bardhë, banorët u lajmëruan se do të bënin lojën e rezistencës.

    Ai/ajo që reziston më gjatë duke mbajtur dritën ndezur, do të shpërblehet me 3 mijë euro.

    “Banorë, një nga lojërat më të diskutuara vitin që shkoi ka qenë loja e rezistencës me butona. Ju duhet të mbani butonin shtypur në mënyrë që drita të qëndrojë gjatë gjithë kohës e ndezur. Nëse hiqni dorën nga butoni, dritat do të fiket dhe ju do të skualifikoheni. Minimumi i qëndrimit është 4 orë nga të gjithë. Banori që qëndron më gjatë, do të përfitojë 3 mijë euro”.

    Ndërkohë 3 janë banorët që ende e vazhdojnë lojën. Fationi, Arta dhe Vesa kanë mbi 20 orë që kanë rezistuar, duke thyer kështu edhe rekordin që u vendos vitin e kaluar, mbi 14 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    07 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark