![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Adrian Zalli njihet si emër në media si një nga zyrtarët shtetërorë me pagën më të lartë në Kosovë. Ai së fundmi ka deklaruar pasurinë, ku paga vjetore si drejtor i Fondit Pensional të Kosovës i del 55 mijë euro.
Zalli në deklarimin e vitit të fundit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) i ka të kursyera përreth 188 mijë euro dhe 25 mijë dollarë, shkruan Gazeta Insajderi.
Kreu i Fondit Pensional të Kosovës po ashtu i ka të kursyera 88 mijë dollarë në një bankë në SHBA.
Ai në deklarimin e tij ka thënë se prejardhja e parave të kursyera janë pagat.
Zalli merr përreth pesë mijë euro në muaj në pozitën që mban.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si opozitar kishte premtuar se s’do të tolerojë paga të tilla kur të vijë në pushtet.
“Asnjë pagë e zyrtarëve të lartë nuk duhet të jetë më e lartë se dyfishi i pagës mesatare” kishte deklaruar Kurti si opozitar.
Në muajin e fundit të fundit të 2023’ës, Kurti takoi njërin nga personat më të paguar në Kosovë duke harruar premtimin që kishte dhënë para 7 vitesh. /Insajderi.org/