200 milionë euro më shumë…- Zotimi i ri i Kurtit për kryetarët e komunave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    200 milionë euro më shumë…- Zotimi i ri i Kurtit për kryetarët e komunave

    Insajderi
    15 May 2023 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ndërtesën e Qeverisë, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti është mbajtur takimi koordinues ndërmjet shefit të ekzekutivit, ministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të​ Komunave.

    Kryeministri Kurti në hapje të takimit tha se buxheti i komunave për vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë se sa ka ndarë qeverisja e kaluar.

    Sipas tij, ky buxhet është dëshmi se komunat e kanë vëmendjen e Qeverisë dhe se do të vazhdojë përkrahja ndaj tyre.

    “Para tri jave Komisioni i granteve mbajti një takim ku miratuar ndarje e granteve për komunat, buxheti i përgjithshëm komunal për vitin tjetër arrinë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komnuat se qeverisja e kaluar. Kjo dëshmon se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror”.

    Kurti shtoi së në takim me kërkesë të Asociacionit të Komunave do të diskutohet për tatimin në pronë, pronat e administruar nga AKP-ja, buxhetin etj.

    Ai në këtë takim foli edhe për aplikimin për organizimin e Lojarve Mesdhetare për vitin 2023, ku i njoftoi komunat se shumë shpejtë do të diskutojë për detajet.

    “Është lajm i mirë për të gjithë se kemi kandiduar për Lojërat Mesdhetare për viti 2030, ky është afrimin i shtetit në arenën ndërkombëtare. Koncepti i organizmit parasheh investime në shumë komuna dhe më theks në shtatë komunat. Ekipi koordinues do të iu kontaktojë për konceptin dhe detaje të tjera”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark