“200 milionët e asfaltit do t’i investoj menjëherë në shëndetësi”, koha kur Osmani elektrizonte popullatën me premtime – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “200 milionët e asfaltit do t’i investoj menjëherë në shëndetësi”, koha kur Osmani elektrizonte popullatën me premtime

    Insajderi
    03 November 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka hequr e tëmthit dhe të enjten i kthehet ushtrimit të funksionit. Osmani po kritikohet pasi ka zgjedhur një klinikë private për të kryer një operacion që mund të bëhet edhe në QKUK.

    Kjo pasi që nga viti 2004 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës intervenimi për heqjen e tëmthit kryhet me laparaskop.

    Osmani nuk zgjodhi të trajtohet vetë në QKUK, por tri vite më parë premtonte investime 200 milionëshe në shëndetësinë publike.

    Teksa, prezantonte planin në tetor të 2019’ës në fushatën zgjedhore për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani kishte thënë se e milionat e asfaltit do t’i rikthejë në shëndetësi.

    Ndër tjera ajo kishte thënë se ka për detyrë që spitalet e Kosovës të mos mbesin pa penj, pa barna e pa mjekë.

    “Puna ime është që spitalet e Kosovës të mos mbesin pa penj, pa barna e pa mjekë. Që asnjë prind të mos frikësohet nga pasiguria financiare për shërimin e më të dashurve të vet. Puna ime është që milionat e miliardat e asfaltit t’i kthej – drejt e menjëherë – në shëndetësi. Shëndeti i qytetarëve është prioritet nacional imi; prandaj të 200 milionët e asfaltit do t’i investoj menjëherë në shëndetësi”, kishte thënë në Gjilan, Vjosa Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark