×
  • Lajme
  • Lajme

    2000 kontejnerë të mbeturinave sapo kanë mbërritur në kryeqytet

    Insajderi
    05 November 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Prishtina po vazhdon përmirësimin e infrastrukturës së saj për një mjedis më të pastër e më të organizuar.

    May be an image of speaker

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me një kontingjent të ri prej 2000 kontenjerëve që sapo kanë mbërritur, kryeqyteti do të ketë mundësi më të mira për menaxhimin e mbeturinave dhe për të siguruar një qytet të pastër për të gjithë.

    “Ky është një hap tjetër në drejtim të krijimit të një Prishtine më të gjelbër, ku qytetarët dhe vizitorët mund të gëzojnë hapësira publike më të pastra. Ndaj, faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëpunimin e tyre dhe për angazhimin në mbajtjen e pastërtisë në qytetin tone”, ka shkruar ai.

    May be an image of snowplow

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark