Rreth 901 njerëz janë ekzekutuar gjatë vitit të kaluar në Iran, duke përfshirë edhe 40 brenda një jave në dhjetor, ka raportuar shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Türk.
“Është thellësisht shqetësuese se akoma ne shohim ngritje në numrin e njerëzve që dënohen me vdekje në Iran vit pas viti”, ka deklaruar ai, ka raportuar BBC.
Që nga viti 2023 numri i të ekzekutuarve është rritur nga 853, për 6%.
Shumica e ekzekutimeve ishin të lidhura me dënime në lidhje me drogën, por kishte edhe disidentë dhe persona të lidhur me protestat e 2022-s, raporton OKB-ja. Po ashtu, edhe numri i grave të ekzekutuara është rritur.
Türk kërkoi nga autoritetet Iraniane të ndalojnë ekzekutimet dhe të vendosin një moratorium në përdorimin e dënimit me vdekje para ndalimit të plotë të përdorimit.
“Dënimi me vdekje është në kundërshtim me të drejtat bazike për jetë dhe shton rreziqet e papranueshme për ekzekutimin e personave të pafajshëm. Dhe të jemi të qartë, kurrë nuk mund të përdoret në rastet që mbrohen nga të ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka paralajmëruar ai.
Një zyrtare e drejtave të njeriut në OKB ka deklaruar se shifrat kanë ardhur nga disa organizata që ata i konsiderojnë të besueshme, duke përfshirë Agjencinë e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran (HRANA), të Drejtat e njeriut në Iran (IHR) dhe Hengaë.
Të hënën, IHR me qendër në Norvegji ka raportuar se 31 gra janë ekzekutuar në vitin 2024, që nga fillimi i raportimeve të dënimeve me vdekje, 17 vjet më herët.
Nëntëmbëdhjetë prej tyre janë dënuar me vdekje pas arrestimit për vrasje. Këtu përfshihet Leila Ghaemi që IHR-ja deklaroi se kishte ngufatur burrin pasi e kishte kapur atë dhe shokët e tij duke përdhunuar motrën e vogël të saj.
Dymbëdhjetë gratë të tjera janë arrestuar për akuza në lidhje me drogë. Në mesin e tyre Parvin Mousavi, që IHR deklaroi se ajo ishte mbajtëse e familjes dhe ishte paguar rreth 15€ për të transportuar atë që i ishte thënë se do të ishte barna, por doli se ishin 5kg morfinë.
Aktivistët thonë se dënimet në lidhje me drogën nuk hynë në dënimet shumë serioze, të cilat duhet të dënohen me vdekje dhe ndalohen në bazë të ligjit ndërkombëtar. Një raport nga shoqata për të drejtat e njeriut raportoi se më shumë gjysma e të ekzekutuarve ishin nga minoritetet etnike të Iranit, duke përfshirë edhe 183 kurdë.
Misioni i OKB-së për gjetjen e fakteve me seli në Iran tha se në gusht të 2024-s minoritetet etnike dhe religjioze janë ndikuar në mënyrë jo të drejtë nga arrestimet e qeverisë ndaj disidentëve që nga 2022-a, kur protesta mbarëkombëtare “Grua, Jeta, Liria” si pasojë e vdekjes së një vajze kurde derisa po mbahej nga policia e moralit për veshjen gabim të hixhabit.
HRANA ka raportuar edhe për dokumentimin e ekzekutimit të pesë të miturve. Ligji ndërkombëtar ndalon dënimin me vdekje në të gjitha rastet me të akuzuarit nën moshën 18-vjeçare. Irani ka numëruar 74% të të gjitha ekzekutimeve në botë për vitin 2023, duke u bazuar në Amnesty International.
Në këto shifra nuk përfshihet Kina, e sipas organizatës Amnesty International, mendohet se ekzekuton mijëra njerëz çdo vit, ku të dhënat rreth ekzekutimeve janë konfidenciale.