2024: Shteti pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    2024: Shteti pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit

    Insajderi
    25 June 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Financave, ka identifikuar se gjatë vitit 2024 janë realizuar pagesa pensionale në vlerë prej rreth 59 mijë eurosh pas vdekjes së përfituesve, shkruan Insajderi.

    Nga krahasimi i të dhënave, ZKA ka zbuluar se gjatë vitit 2024 janë kryer gjithsej 437 pagesa të tilla, me një vlerë totale prej 58,750 euro.

    Sipas raportit, këto pagesa ndodhin kryesisht për shkak të vonesave në lajmërimin e vdekjes apo mosregjistrimit të saj në kohë.

    ZKA ka rekomanduar që Ministria e Financave të analizojë çështjen në mënyrë të detajuar dhe të shqyrtojë mundësitë për kthimin e këtyre mjeteve në llogarinë e buxhetit të shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark