×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Xhamajkanët ngrihen në mbrojtje të kauzës së Bob Marleyt

    Insajderi
    06 February 2016 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lloj i marihuanës që mban emrin “Marley Natural” ka dalë në shitje pikërisht në ditëlidnjen e legjendës së muzikës reggae Bob Marley i cili po të ishte gjallë sot do të festonte 71 vjetorin e lindjes, transmetojnë mediat ndërkombëtare.

    Megjithatë trashëgimia e tij është ende e pranishme 35 vite pas vdekjes, me 11 maj 198, po festohet me lansimin e një lloji të marihuanës që fillimisht ka dalë vetëm në tregun amerikan, raporton Insajderi.

    Këngëtari xhamajkan, i njohur për muzikën nëpërmjet së cilës bënë thirrje për paqe, liri e dashuri, ishte dhe mbetet ikona e përkrahjes së legazimit të marihuanës në të gjithë botën.

    Në nderim të ideologjisë së këngëtarit, në treg tashmë kanë dalë 4 lloje të marihuanës në Amerikën që tashmë e ka përqafuar idenë e Marleyt.

    marleyrabi

    Mirëpo, një industriaizim i tillë shkaktoi çarje në mes të idesë amerikane për marihuanën dhe idesë autentike xhamajkiane, e cila ka vendosur shtyllat e kulturës Rastafari, shumë kohë para se SHBA-ja të përfshihej në procesin e legalizimit të marihuanës.

    Kompania britanike, e cila e ka brenduar paketimin e këtyre 4 llojeve të marihuanës “Marely Natural”, është e njejta që e ka brenduar paketimin e Starbucks.

    E kjo xhamajkanëve nuk po ju pëlqen për shkak se kanë qenë në pushtimin britanik për 300 vite.

    Një ndër paknaqësitë më të mëdha që mund të ngjallë komplet ideja e shitjes së marihuanës industriale në emër të Bob Marley, është se vet këngëtari është shquar për aktivizmin e tij anti-kapitalist.

    marley

    Kompania britanike e cila ka brenduar paketimin e “Marley natural”, është përballur me kritika të ashpëra, për shkak se ka “keqpërdorur kulturën rastafari” pa i dhënë përfitim direkt Xhamajkës, ku ka lindur kjo kulturë.

    Xhamajaka i njohur si shteti që prodhon marihuanën natyrale, muajve të fundit ka pësuar humbje financiare për shkak të “industrializimit të marihuanës”, me të cilën më parë i ka dhënë shtytje ngritjes ekonomike të shtetit.

    Megjtihatë, pa marrë parasysh polemikat rreth industrializmit të marihuanës dhe mos dëshirës së Marleyt për të ndodhur në gjë e tillë, muzika e tij vazhdon të mbetet simbol i bashkëjetesës së njerëzve si të barabartë.

    https://www.youtube.com/watch?v=2u7DL4M0Hh8

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark