Zgjodhi Shqipërinë për të kaluar fundjavën, kosovari: Po iki prej zgjedhjeve, se na kanë bërë kërdinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjodhi Shqipërinë për të kaluar fundjavën, kosovari: Po iki prej zgjedhjeve, se na kanë bërë kërdinë

    Insajderi
    30 May 2026 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinit, ku mijëra qytetarë po kalojnë drejt Shqipërisë për të shijuar pushimet verore në bregdet.

    Sipas të dhënave të autoriteteve kufitare, gjatë 24 orëve të fundit mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë hyrë dhe dalë 26.921 shtetas me rreth 8.022 automjete.

    Një qytetar nga Kosova para mediave shqiptare është shprehur me ironi se po largohen nga zgjedhjet, duke shfaqur njëherazi pakënaqësinë e tij për proceset e shpeshta zgjedhore në vend.

    Ai thotë se janë pikërisht zgjedhjet e përsëritura që i kanë “çuar” në bregdet, duke shtuar se qytetarët po përballen me zgjedhje pothuajse çdo gjashtë muaj.

    “Po iki prej zgjedhjeve, se na kanë bërë kërdinë. Si këtu, si atje. Njëjtë. A bëhet vit për vit zgjedhje?”, shprehet ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark