Volkswagen vuan rëndë pasojat e manipulimit teknik - Insajderi
×
Teknologji

Volkswagen vuan rëndë pasojat e manipulimit teknik

Insajderi
29 April 2016 - 00:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen bëri të njohur se dëmi që i është shkaktuar kompanisë nga manipulimi për të fshehur sasinë e gazeve që çlirojnë makinat e saj me naftë,  ishte 18, 2 miliardë dollarë vetëm për vitin 2015. Por dëmi total mund të jetë edhe më i lartë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Matthias Mueller, kërkoi përsëri falje për skandalin, në konferencën e përvitshme për shtyp në Wolfsburg të Gjermanisë, duke thënë se “ne i zhgënjyem shumë njerëz që kishin besim tek Volkswagen-i.”

Në shtator të vitit të kaluar autoritetet amerikane zbuluan se prodhuesi gjerman I makinave, një nga më të respektuarit e botës, kishte instaluar prograame kompjuterike për të mashtruar testet e çlirimit të gazeve. Janë rreth 11 milionë makina Volkswagen në mbarë botën që kompania duhet t’i rregullojë që pas zbulimit të skandalit./VOA


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark