40.55 për qind e qytetarëve të Drenasit e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet lokale që u mbajtën sot, sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
KQZ e ka dhënë këtë shifër pas pranimit të informatave nga 72 vendvotime.
Në Drenas, të drejtë vote kanë pasur 52 mijë e 569 qytetarë, nga të cilët të drejtën e votës e përdorën vetëm 21 mijë e 318.
KQZ ka njoftuar se në këto zgjedhje kanë dalë 8.5 për qind më pak votues, raporton Insajderi.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se procesi zgjedhor ka kaluar pa rregullsi të mëdha. Ajo ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë “të lira dhe demokratike.”