×
  • Lajme
  • Lajme

    21 vjeçari gjobitet me 400 euro, kjo është arsyeja

    Insajderi
    26 July 2024 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjobitur me 400 euro një shtetas i huaj i moshës 21 vjeçare.

    Sipas policisë, ai ka bërë tëjkalime në vijën e plotë në në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti.

    “Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 400 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palës iu shqiptua edhe për pikët negative dhe masën mbrojtëse, ashtu siç parashihet për shtetasit e huaj.

    Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime në vijë të plotë.

    Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

    Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark