×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    21-vjeçari kosovar ekstradohet në Britani, do të dal në gjyq për vrasjen e një 15 dhe 23 vjeçari

    Insajderi
    14 November 2024 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lorik Lupqi, 21-vjeçar, është ekstraduar nga Kosova për në Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Policia e Mbretërisë së Bashkuar përmes një njoftimi për media me datën 13 nëntor.

    Ndaj Lupqit rëndojnë akuzat për vrasjen me thikë të dy personave, 15 vjeçarit, Leonardo Reid dhe 23 vjeçarit Klevi Shekaj në qershorin e vitit që shkoi.

    Lupqi gjithashtu akuzohet për tentativën e vrasjes së një personi tjetër të plagosur në të njëjtin incident.

    Policia britanike ka njoftuar se Lupqi u ekstradua nga Kosova pasi detektivët, punuan me autoritetet kosovare, Agjencinë Kombëtare të Krimit [NCA] dhe Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës [CPS] për të koordinuar kthimin e tij. Data e gjykimit është caktuar për 17 mars 2025.

    Katër persona të tjerë janë akuzuar tashmë si pjesë e këtij hetimi. Që të katër janë aktualisht në paraburgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark