×
  • Lajme
  • Lajme

    21 vjeçari mbetet i plagosur rëndë pas tentimit për vetvrasje, forcat e Policisë e nisi për në spital

    Insajderi
    28 September 2021 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arritur të arrestojë Aldo Ramën, autorin e dyshuar të vrasjes së oficerit të Krimeve të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, pas një operacioni që zgjati disa orë, në zonën e Kune-Vainit. Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, Rama ka tentuar të vetëvritet, por ka mbetur i plagosur, në gjendje kritike për jetën.

    “Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën”, tha Policia në një njoftim për mediat.

    Oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha mbeti i vrarë këtë të martë gjatë një kontrolli për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Policia the se oficeri ndërroi jetë ndërsa transportohej për në spital. Efektivi 44-vjeçar ishte nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin.

    Sipas Policisë, autori i dyshuar i vrasjes, 21-vjeçari, i identifikuar si Aldo Rama, ishte i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja.

    Sipas burimeve, Hoxha ndodhej me 4 kolegë të tij kur ndaluan një mjet që rezultonte me targa të vjedhura. Ndalimi ishte pasojë e dyshimeve se në atë zonë të mbrojtur nga shteti për pasuritë natyrore, po kultivoheshin lëndë narkotike. Nga një distancë të afërt oficeri u qëllua nga 21-vjeçari, i cili duhet të ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drogë./A2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark