Është vetëm 21 vjeç por mori vëmendje të madhe duke interpretuar këngë me sharkinë e tij.
Samir Krasniqi nga Drenasi është një muzikant i ri që tashmë numëron disa këngë të tij.
I ftuar në emisionin “Sui Generis” Krasniqi tregoi për zhanri e veçantë të muzikës së tij që tashmë sharkinë e ka kthyer edhe si një lloj kitare.
Gjatë intervistës ai interpretoi disa këngë duke e kombinuar muzikën moderne në atë tradicionale.