21-vjeçarja që vdiq në Qendrën Korrektuese në Lipjan e vuante dënimin për "dhunë në familje" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    21-vjeçarja që vdiq në Qendrën Korrektuese në Lipjan e vuante dënimin për “dhunë në familje”

    Insajderi
    30 December 2021 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës‪12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000 është ndarë nga jeta.

    E dënuara, në QKF Lipjan është pranuar më 27.04.2021, ka njoftuar SHKK.

    Express mëson se e ndjera ishte dënuar me një vit burgim për veprën penale “dhunë në familje”.

    Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, teksa SHKK thotë se që nga fillimi i pranimit të saj deri më 18.06.2021 viktima ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës.

    “Po ashtu, nga data 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar”, thekson SHKK.

    Lidhur me këtë rast nuk dihet nëse ka ndonjë zyrtar të suspenduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark