21 vjet nga marrëveshja e Ohrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    21 vjet nga marrëveshja e Ohrit

    Insajderi
    13 August 2022 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot mbushen 21 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.

    Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

    Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

    Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark