
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, i cili ka thënë se sot rreth orës 09:20 kanë marrë informatën për dëmtim prone në rrugën ”Afrim Loxha”në Prishtinë.
“Me datë 02.05.2016 rreth ores 09:20 kemi marrë informatën për dëmtim prone në rrugen ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë. Policia ka dalë në lokacion dhe është vërejtur se aty si rezultat i një shpërthimi janë demtuar dy vetura dhe dritaret e një lokali” ka thënë zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
Nuk është raportuar per ndonjë person te lenduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të PK-së për të zhvilluar procedurat e nevojshme per hetimin e rastit. /Insajderi.com