Fotografitë e Bleron Çakës, inspirim për revistën franceze Worldaholic - Insajderi
×
Kulturë

Fotografitë e Bleron Çakës, inspirim për revistën franceze Worldaholic

Insajderi
02 May 2016 - 18:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fotografitë e tij shoqërohen me varje nga “Princi i vogël”, një ndër librat më të përkthyer në botë nga Exupery.

Shkrimi po ashtu vazhdon duke na këshilluar ta zbulojmë qiellin e Kosovës me anë të fotografive të tij, shkruan KultPlus.com.

bler

Worldaholic sot e promovon Kosovën me anë të fotografive të Bleron Çakës. Çaka është fotograf i ri nga Kosova i cili me fotografitë e tij pasqyron muzgun dhe qiellin e bukur të Kosovës, një reflektim i fotografëve dhe një ndër periudhat e ditës kur Çaka preferon të merret më shumë me artin e tij.

Çaka sjellë Vushtrrinë në këto fotografi, pasi ai vjen nga kjo pjesë e bukur e Kosovës. Worldaholic shkruan se fotografitë janë rezultat i një pune që i kushton vëmendje detajeve. Worldaholic ka bërë një përzgjedhje të fotografit kosovar Çaka.

blero

Me anë të fotografive të Çakës, vazhdon Worldaholic, një faqe franceze e artit, mund të zbulojmë trashëgiminë kulturore të Kosovës, laramaninë në peizazh, arkitekturën e bukur, qiellin në trajta të ndryshme dhe historinë e pasur.  

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark