×
  • Lajme
  • Lajme

    22.800 shqiptarë nuk u lejuan të shkelin në BE në vitin 2019

    Insajderi
    18 December 2020 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendet e Bashkimit Evropian kanë forcuar rregullat dhe kontrollet për emigrantët.

    Sipas të dhënave të Eurostat gjatë vitit 2019 rreth 717.600 shtetas jo të BE-se u refuzuan të hyjnë në shtetet anëtare nga kufijtë e tyre të jashtëm.

    Numri i refuzimeve u rrit me 58% përgjatë vitit të kaluar.

    Më të refuzuarit ishin Marokenët (489.900), të ndjekur nga shtetasit e Ukrainës (66.500) dhe Shqipërisë (22.800).

    Një shumicë e madhe e refuzimeve u regjistruan në Spanjë (493.500), e ndjekur nga Polonia (65.400) dhe Franca (56.600). Të trija së bashku këto shtete Anëtare të BE-së përbënin 86% të të gjithë qytetarëve që ju refuzua hyrja në BE në vitin 2019.

    Gjithashtu gjatë vitit të kaluar u gjetën 10% më shumë emigrantë që qëndronin në mënyrë ilegale në BE se sa në vitin 2018.

    627.900 qytetarë të huaj u zbuluan se jetonin ilegalisht, por ky numër ishte 75% më i ulët se në vitin 2015, kur numri i përgjithshëm i qytetarëve që gjendeshin ilegalisht të pranishëm në BE ishte 2.085.500, më i larti i regjistruar ndonjëherë.

    Gjermania raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE që gjendeshin ilegalisht të pranishëm në 2019 (133.500), pasuar nga Greqia (123.000), Franca (120.500) dhe Spanja (62.900). Këto katër shtete anëtare së bashku përbënin 70% të të gjithë atyre që rezultuan së jetojnë ilegalisht në BE.

    Qytetarët afganë përbënin numrin më të lartë të personave të pranishëm në mënyrë të paligjshme në BE në 2019 (56.200). Numrat e tjerë më të lartë u regjistruan për qytetarët e Marokut (41.500), Ukrainës (41.300) dhe Sirisë (40,200).

    Në vitin 2019, rreth 491.200 të huaj u urdhëruan të largohen nga territoret e Shteteve Anëtare të BE-së, me rritje 8% në krahasim me vitin 2018.

    Midis shteteve anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve të huaj që ishin urdhëruar të largohen nga territori i saj në 2019 (123.800), pasuar nga Greqia (78.900), Gjermania (47.500) dhe Spanja (37.900).

    Në vitin 2019, numri më i lartë i personave të urdhëruar të largoheshin nga territori i BE-së ishte për ukrainasit (37.100), marokenët (34.800) dhe shqiptarët (30.900).

    Ukrainasit (27.200) kryesuan listën e qytetarëve larguar, të ndjekur nga Shqiptarët (15.400), Marokenët (10.200) dhe Gjeorgjianët (8,600)./Monitor

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark